Presidenti Meta: Mirënjohje ambasadorit italian

Presidenti Ilir Meta ka falënderuar ambasadorin italian në Tiranë, Fabrizio Bucci dhe stafin e ambasadës, të cilët ju bashkuan sot nismës për dhurimin e gjakut.

Presidenti shprehet se me aktin e tyre, ata treguan solidaritet për shqiptarët që janë në nevojë.

“Falenderoj Ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tonë, Sh.T.Z Fabrizio Bucci dhe stafin e ambasadës italiane, që në bashkëpunim me Organizatën Shqiptare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut dhe Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut Tiranë, u solidarizuan sot me kauzën humane të dhurimit të gjakut. Mirënjohje për aktin e tyre dhe solidaritetin e treguar me shqiptarët në nevojë, në këto momente të vështira për të gjithë”,- shprehet Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?