Presidenti Meta: Mirënjohje gazetarëve dhe stafeve të televizioneve për punën heroike në këto ditë të vështira

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, falënderon dhe shpreh mirënjohje për të gjithë gazetarët, stafet e televizioneve e veçanërisht për reporterët e terrenit për punën e tyre të shkëlqyer e heroike në këto ditë të vështira.

Mesazhi i plotë i Presidentit Meta në Facebook:

Falenderoj me mirënjohje të gjithë gazetarët, në veçanti reporterët e terrenit, operatorët, dhe stafet teknike, që në këto momente të vështira po bëjnë një punë të shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë! ?
Mbështetje dhe solidaritet të plotë edhe me familjet e tyre!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!

SHKARKO APP