Presidenti Meta: Mirënjohje të gjithë vendeve për solidaritetin me Shqipërinë

Ilir Meta
Ilir Meta

 Presidenti Ilir Meta ka falënderuar gjithë vendet që dhanë ndihma për përballimin e pasojave të tërmetit në Shqipëri.

Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit ka shprehur mirënjohjen për kontributin dhe solidaritetin e treguar me Shqipërinë.

“Përshëndes Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, e njëkohësisht shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuuese”,- shprehet kreu i shtetit.

SHKARKO APP