Presidenti Meta: Moszbatimi i 5 qershorit, atentat! Nuk do lejojmë kurrsesi një grusht shteti
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në konferencën e përjavshme me gazetarët, i pyetur nga këta të fundit se çfarë do të bëjë kreu i shtetit nëse nuk do të respektohet 5 qershori dhe se a do ti i drejtohet Venecias, Meta bëri të ditur se nëse një gjë e tillë ndodh, do të ishte një atentat për demokracinë e vendit.
”Është e mira të respektohet 5 qershori, ose e domosdoshme më mirë të them, nëse ka një ndryshim të moralshëm që i intereson publikut është që të hapen listat 100 përqind, pra të japim mundësi qytetarit të zgjidhet mes kandidatëve. Nëse do shkelet 5 qershori atëherë përgjegjësia i mbetet tij ose atyre që e shkelin sepse unë do e konsideroj atentat kundër të ardhmes europiane të vendit, një përpjekje për të instaluar një juntë apo grusht shteti që s’do pranohet nga presidenti dhe shqiptarët. Të parët tanë erdhën nga Stambolli, Bukureshti, Amerika e krijuan shtet, ne nuk do të lejojmë kurrësesi një grusht shteti do jetë shembull për botën, jo vetëm për Europën. Siç thotë edhe Nela në poezinë e tij, “A liri a vdekje” dhe ne me çdo mjet legjitim do vendosim demokracinë në vend”,- tha më tej Meta.