Presidenti Meta në Bullgari: Na lidhin ura të panumërta të historisë, miqësisë dhe bashkëpunimit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta këtë të hënë ka nisur vizitën zyrtare në Bullgari, me ftesë të homolugut Rumen Radev.
Teksa ka postuar foto nga pritja në aeroport, kreu i shtetit thekson se me Bullgarinë na lidhin ura të panumërta të historisë, miqësisë dhe bashkëpunimit.
”I lumtur të mbërrij në Sofje, këtë qytet të mrekullueshëm, me të cilin na lidhin ura të panumërta të historisë, miqësisë dhe bashkëpunimit, për të filluar vizitën time zyrtare, me ftesë të Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev”,-shkruan Meta në facebook.