Presidenti Meta në ”Context”: Taksa e Rrugës së Kombit duhet të hiqet

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në Kosovë dhe sonte është i ftuar në emisionin ”Context” në ”ATV”, ku ndër të tjera tha se taksa e Rrugës së Kombit duhet të hiqet.

”Taksa e Rrugës së Kombit duhet te hiqet. Marrëdheniet e Shqipërisë me Kosovën, janë jo vetëm marrëdhënie strategjike, por vëllazërore dhe jetike për qytetarët e të dy vendeve tona. Detyra jonë është mos krijojmë pengesa dhe ti çlirojmë nga interesat klienteliste dhe procedurave, duke hapur rrugë për zhvillimin e ndërsjellë të marredhenieve”,-tha Meta.

SHKARKO APP