Presidenti Meta në Elbasan
Kreu i shtetit, Ilir Meta do të jetë në mbrëmje në qytetin e Elbasanit, i cili u trondit nga përplasja me armë ditën e sotme.
Në një postim në Facebook, Meta shprehet se do të japë një intervistë për televizionin lokal, “Info web” dhe ku pritet të flasë dhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot.
“Të dashur qytetarë të mrekullueshëm të Elbasanit, E pranova me kënaqësi ftesën e gazetarit të njohur të qytetit tuaj, Fatos Salliu, për të dhënë një intervistë për emisionin e tij “Info Focus” në Infoweb.tv, si një mundësi për të komunikuar sot me të gjithë ju.
Ndaj ju ftoj të më ndiqni live, në ora 20:00, në këtë bashkëbisedim që do transmetohet edhe në faqen time zyrtare në “Facebook””,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij.
Të dashur qytetarë të mrekullueshëm të Elbasanit,
E pranova me kënaqësi ftesën e gazetarit të njohur të qytetit tuaj,…Posted by Ilir Meta on Wednesday, April 21, 2021
KOHA JONË SONDAZH

