Presidenti Meta në Horën e Arbëreshëvet: Model për marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera Shqipëri-Itali

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta vijon vizitën te Arbëreshët në Siçili të Italisë. Sot ai u prit në Horën e Arbëreshëvet, ku siç tregon në facebook, kjo zonë është një model për marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Italisë, që meritojnë të zhvillohen më tej. ”Mirënjohës për pritjen vëllazërore nga Kryetari i Bashkisë, z.Rosario Petta, autoritetet lokale dhe në veçanti nga arbëreshët e dashur”.

Postimi i plotë

Thellësisht i lumtur dhe i emocionuar të ndodhem në Horën e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi), kryeqytetin e arbëreshëve të Siçilisë, të krijuar pesë shekuj më parë nga familjet shqiptare, që ende sot trashëgojnë kujtimin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Mirënjohës për pritjen vëllazërore nga Kryetari i Bashkisë, z.Rosario Petta, autoritetet lokale dhe në veçanti nga arbëreshët e dashur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendosja prej tyre e flamurit të Kosovës🇽🇰, në krah të flamujve të Shqipërisë🇦🇱 dhe Italisë🇮🇹 mike e bëri edhe më të veçantë këtë vizitë, duke dëshmuar ndjenjat e forta kombëtare që kanë rrënjë të thella në zemrën e këtij komuniteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Promovim dhe vëmendje ndaj kësaj pasurie të çmuar të trashëgimisë europiane dhe botërore, që meriton plotësisht të bëhet pjesë e UNESCO. Hora e Arbëreshëvet është një model për marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Italisë, që meritojnë të zhvillohen më tej.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?