Presidenti Meta në Mallakastër: Kombi ynë është i bekuar që ka një krahinë kaq patriotike

Është kthyer në një traditë tashmë për Kreun e Shtetit Ilir Meta të vizitojë trojet shqiptare. Ashtu sikundër ka bërë edhe këtë fundjavë. Presidenti Ilir Meta ndodhet këtë të diel në zonën e Mallakastrës.

Në një status në rrjetin social Facebook, Meta thotë se kombi ynë është i bekuar që ka një krahinë kaq patriotike, atdhetare dhe heroike si Mallakastra.

Kombi ynë është i bekuar që ka një krahinë kaq patriotike, atdhetare dhe heroike si Mallakastra. Tre Besëlidhjet e Poçemit në vitet 1847, 1920 dhe 1943 ishin frymëzim mbarëkombëtar për kryengritje mbarëpopullore kundër pushtuesve. ??”, shkruan në postimin e tij Presidenti Meta.

SHKARKO APP