Presidenti Meta në mesin e të rinjëve: 77% prej tyre duan që të ikin nga vendi për shkak të rrogave të ulëta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot zhvilloi një takim me të rinjtë e vendit, ku thekson se 77% e tyre duan që të ikin nga Shqipëria drejt vendeve të Europës, për shkak të rrogave të ulëta. Thirrja që kreu i shtetit përçon, është ”Të ndalim shpopullimin e Shqipërisë duke ju garantuar të rinjve PUNË TË MIRËPAGUAR”.

Presidenti Meta ka qenë i pranishëm në një aktivitet me të rinjtë këtë të premte, ku kanë folur mbi shpopullimin dhe vështirësitë e që hasin ata në vendin tonë.

Kreu i shtetit thekson se i ftoi ata dhe bashkëmoshatarët e tyre, të organizohen për të qenë lokomotiva e ndryshimit dhe e mirëqeverisjes, që sjell progres.

SHKARKO APP