Presidenti Meta në Natën e Kadrit: Besimi më i mirë,tek durimi
Presidenti Meta përmes një mesazhi në Facebook, ka uruar besimtarët myslimanë në Natën e Kadrit, ndërsa duket se përmes këtij urimi përjell edhe një mesazh. Duke kujtuar një nga thëniet e Profetit Muhamed, ndër të tjera Presidenti shkruan se “besimi më i mirë është tek durimi”.
Mesazhi i plotë
“Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj”.
Gëzuar Natën e Bekuar të paqes së madhe dhe të zbritjes së Kuranit, që na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi. Zoti jua pranoftë lutjet dhe agjerimin të gjithë besimtarëve! Bekimet e Tij, mirësia dhe paqja mbizotëroftë në familjet Tuaja