Presidenti Meta: Nuk është zgjidhje rivizatimi i kufijve
Gjatë vizitës në Shkup, Presidenti shqiptar Ilir Meta ka ndarë foto nga aktivitetet ku thekson përmes një postimi në facebook se në Rajonin tonë nuk ka kombe të mëdha dhe kombe të vegjël.
Për të nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve, sepse është provuar dhe doli të ishte një katastrofë për Rajonin.
”E vetmja zgjidhje është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve nga kushdo, në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane”.
Postimi i plotë
Në rajonin tonë, nuk ka kombe të mëdha dhe kombe të vegjël. Në rajonin tonë duhet të ketë vlera europiane, që mbrohen dhe respektohen njësoj nga të gjithë.
Nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve, sepse kjo çështje është provuar, ka dështuar dhe ka qenë një katastrofë për rajonin.
E vetmja zgjidhje, është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve nga kushdo, në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane.
Kjo do të garantonte dhe konsolidonte paqen, stabilitetin, sigurinë, do të forcojë bashkëjetesën ndëretnike dhe do të përmirësojë klimën e biznesit dhe besimin tek e ardhmja.