Presidenti Meta në Shijak: Qytetarët të votojnë sipas bindjeve dhe me qetësi (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta pas vizitës në Elbasan në disa qendra votimi, ndodhet në Shijak. Në një komunikim për mediat, kreu i shtetit u bëri thirrje që qytetarët të votojnë masivisht dhe sipas bindjeve. Nga fshati Ardhishtë, Meta i ftoi qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe iu kërkoi administratorëve të zgjedhjeve të mbyllin në mënyrën më të qetë këtë proces zgjedhor.
”Ftoj të gjithë qytetarët e Shijakut, të Ardhishtës të ruajnë qetësinë dhe në mënyrë demokratike, me mirëkuptim të zbardhin faqen e Shqipërisë përpara Europës. Të gjithë të votojnë sipas bindjes së tyre.
I vetmi problem është që ka radhë të gjata. I ftoj të gjithë administruesit të vazhdojnë në këtë mënyrë.
Pasi kjo ditë që nisi mrekullueshëm duhet të përfundojë kështu. Nga një mbarëvajtje e tillë fitojnë të gjithë shqiptarët dhe i themi BE që jemi gati të hapim negociatat”, u shpreh presidenti.