Presidenti Meta: Në Ukrainë e blejnë naftën me 1 euro/litri!

Në një postim në “Facebook”, Presidenti Meta publikon shifrat e çmimit të naftës në disa vende europiane, ku shihet qartë që është më lirë se në Shqipëri.

“Ukrainasit në luftë e blejnë naftën 1 euro/litër, shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër.
Edhe sipas raportit të “Global Petrol Price”, të datës 7 mars 2022, 1 litër naftë në Shqipëri kushton më shtrenjtë se:

Në Slloveni 1.75 USD/litër
Në Kroaci 1.65 USD/litër
Në Rumani 1.6 USD/litër
Në Serbi 1.57 USD/litër
Në Bullgari 1.55 USD/litër

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!
Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!”, shkruan Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?