Presidenti Meta në Vlorë: Jo festë, ditë për të nderuar Flamurin Kombëtar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ndodhet në Vlorë nga ky ka dhënë mesazhin se 28 dhe 29 Nëntori, nuk janë ditë për festa por ditë për të nderuar Flamurin Kombëtar dhe për të qenë sa më solidarë me të prekurit e tërmetit shkatërrues. Pas ceremonisë së ngritjes së Flamurit në Vlorë për 107-vjetorin e Pavarësisë, Kreu i Shtetit ka kërkuar që politika duhet të jetë gjithmonë bashkë për çështje të rëndësishme.

 

”Sot nuk është ditë për të festuar por një ditë për të nderuar flamurin kombëtar. Të angazhohemi për të shëruar plagët e gjithë atyre familjeve që janë dëmtuar në një mënyrë të jashtëzakonshme nga ky tërmet dhe të jemi pranë atyre që kanë humbur të afërmit. U goditëm drejtpërdrejtë nga tërmeti. Politika duhet të jetë gjithmonë bashkë për çështjet më të rëndësishme të vendit tonë por sot në këto rast duhet të jetë dhe jam i bindur që do jetë si asnjëherë tjetër por duhet të jetë edhe nesër për të përmbushur të gjithë ato që kërkon BE”.

SHKARKO APP