Presidenti Meta nga Shkupi: Çelja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, stabilitet për rajonin

Presidenti Ilir Meta i ka vijuar takimet e tij në Shkup me Drejtorin e Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shqiptar shkruan për këtë takim se ka theksuar mesazhin e tij për negociatat e anëtarësimit në BE.

“I përzemërt dhe shumë i frytshëm takimi në Shkup me Drejtorin e Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), z. Zijad Bećirović.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bisedën e hapur theksova se çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën do të sillte kontribute konkrete dhe tepër pozitive për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, si dhe për prosperitetin e qytetarëve tanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

E pranova me kënaqësi edhe ftesën e tij për të ndarë këto qëndrime në një bashkëbisedim me përfaqësues të nderuar të IFIMES në Slloveni”, shkruan Presidenti Meta. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?