Presidenti Meta nis sot vizitën zyrtare në Kroaci

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nis sot një vizitë shtetërore dyditore në Kroaci, me ftesë të Presidentes kroate, Znj. Kolinda Grabar-Kitarović.

Vizita e Kreut të Shtetit në Zagreb realizohet në prag të marrjes për herë të parë të Presidencës së Bashkimit Europian nga Kroacia.

Në Zagreb në maj 2020 do të zhvillohet edhe Samiti i radhës që do të marrë në shqyrtim kërkesën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave me BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kuadër të vizitës së Tij shtetërore në Kroaci, Presidenti Meta do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit Gordan Jandroković, Kryeministrin Andrej Plenković, si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?