Presidenti Meta: Niveli i varfërisë është thelluar, mbi 420 mijë pensionistë jetojnë me 5.35 dollarë në ditë
Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon të flasë për gjendjen ekonomike në vend duke dhënë shifra konkrete të situatës së mijëra familjeve.
Pas kthimit të buxhetit të qeverisë për shqyrtim në Kuvend, Meta deklaron se niveli i varfërisë është thelluar duke marrë si shembull mbi 420 mijë pensionistë dhe mbi 263 mijë persona me ndihmë ekonomike.
“Niveli i varfërisë është THELLUAR.
📌 420 340 pensionistë urbanë jetojnë me 5.35 USD/ditë
📌 263 568 persona në familje me ndihmë ekonomike përfitojnë 0.36 USD/ditë”, deklaron Meta.