Presidenti Meta njofton konferencë për mediat: Fakte të reja të grushtit të shtetit
Politikë E Shtunë, 29 Shkurt 2020 11:14
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pritet të dalë sot në një tjetër konferencë për mediat. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i kreut të Shtetit, Tedi Blushi i cili njofton se Presidenti Meta do të jetë në konferencë në orën 12:00.
“Në ora 12.00, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë një konferencë shtypi për t’ju njohur me fakte të reja të grushtit të shtetit! I hapur për çdo pyetje!”- shkruan Blushi.