Presidenti Meta njofton konferencë të rëndësishme sot pasdite
Presidenti Ilir Meta pasditen e sotme do të thotë fjalën e tij për zhvillimet brenda opozitës, shkëmbimin e replikave dhe akuzave me Lulzim Bashën dhe jo vetëm, pasi sot SPAK kërkoi pushimin e padisë së tij ndaj Ardian Dvoranit.
Për të gjitha zhvillimet kreu i shtetit ka njoftuar një konferencë për mediat në orën 17:30.
“Sot në ora 17:30, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ju fton të gjithëve në një konferencë për mediat, në ambientet e Institucionit të Presidentit” mbyllet njoftimi i zëdhënësit të Presidencës Tedi Blushi.