Presidenti Meta: Nuk e kam lexuar vendimin e Gjykatës për 30 Qershorin. Nuk i pengoj unë zgjedhjet

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ftuar në ”Log” në ”Abc News”, po flet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për 30 qershorin. Kreu i shtetit tha se ende nuk e ka lexuar vendimin e Gjykatës për zgjedhjet e 30 qershorit, ku në 2019 i anuloi me një dekret, por PS-ja mori pjesë dhe sot kryebashkiakët vijojnë të jenë në detyrë.

”Nuk e kam lexuar ende vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese, sepse lajmet e shpërndara me urgjencë nuk më impresionojnë. Vendimin e zbardhur do ta shoh me shumë vëmendje dhe më pas do bëj publik me shumë përgjegjësi qëndrimin tim”.

Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj thotë se ankimuesja s’legjitimohet për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues. “Gjykata vlerëson se në lidhje me kërkimin e parë të kërkesës në shqyrtim çështja nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues, kurse në lidhje me kërkimin e dytë kërkuesja nuk legjitimohet për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues”.

Pjesë nga deklarata e Presidentit Meta

Nuk e kam lexuar ende vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese, sepse lajmet e shpërndara me urgjencë nuk më impresionojnë. Vendimin e zbardhur do ta shoh me shumë vemendje dhe më pas do ta bëj publike me shumë përgjegjësi qëndrimin tim. Nuk ka nevojë fare të angazhohet presidenti për këtë çështje, nëse kjo është kuptuar që zgjedhjet e 30 qershorit ishin të ligjshme, kushtetuese, nuk kanë nevojë të bëhen me dekret të presidentin. Aty e kanë Parlamentin të shpallin zgjedhjet në këto 6 bashki.

A i pengova unë të bëjnë zgjedhje në 30 qershor pa dekret? Unë prap si pengoj. Nga leximi që ne do i bëjmë me vëmendje vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ne do jemi të detyruar të themi ky është një detyrim që presidenti duhet ta bëjë, ose kemi instrumenta të tjerë. Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut thotë që qytetarët duhet të kenë të drejtë të zgjedhin, dhe për këtë janë dënuar vende të ndryshme me një kandidat.

Do të ketë një qëndrim zyrtar për të gjithë aktorët institucionalë në vend. Parlamentin Gjykatën Kushtetuese dhe për forcat politike. Nëse do jetë e nevojshme, do vendosim dhe gjykata të tjera. Ju kujtoj se nuk jam politikan si ata që shmangen me procedure, por jam i themelit, shumë zyrtar dhe institucional, qe nuk i shmangem pergjegjesive shteterore. Nuk kam nisur ta lexojë, do e filloj kur ta shoh me firmë dhe vulë. Kemi patur një mosmarrëveshje Kushtetuese. Prandaj duhej të ishte përfshirë Gjykata Kushtetuese më parë. Këtë çështje duhet ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese. Këto teknikalitete që e ka bërë padinë një shoqatë ose një tjetër, janë gjëra të tjera.

Gjykata Kushtetuese që kur i është drejtuar Komisionit të Venecias, është që nuk ka dashur të marrë përgjegjësinë për një vendim të tillë. Gjykata Kushtetuese nuk ka dashur të marrë përgjegjësi më vendimin për zgjedhjet vendore sepse ajo nuk është marrë më themelin e çështjes. Dekretet e Presidentit nuk janë atakuar nga asnjë Gjykatë, këtë e thotë qartë raporti i OSBE/ODHIR për zgjedhjet vendore. Për zgjedhjet në 6 Bashki, Presidenti nuk ka pas asnjë kërkese zyrtare, për zhvillimin zgjedhjeve vendore.

Gjykata Kushtetuese nuk ka dashur të marrë përgjegjësi më vendimin për zgjedhjet vendore sepse ajo nuk është marrë më themelin e çështjes. Presidenti i Republikës, do që vendi të ketë një Gjykatë Kushtetuese të pakontrollueshme nga politika të paanshme dhe me integritet. Të gjithë e dimë përpjekjen e politikës për të kapur këtë Gjykatë, me të gjitha format.

SHKARKO APP