Presidenti Meta nxjerr mesazhet me Belind Këlliçin më 8 janar: Mos provokoni!

Presidenti Ilir Meta ka publikuar mesazhet e shkëmbyera me kryetarin e FRPD, mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha, Belind Këlliçi, ditën e protestës së 8 janarit para selisë së PD.

Në konferencën para mediave, Kreu i Shtetit tregoi publikisht SMS-të me Këlliçin, ku i kërkon këtij të fundit që të mos provokojnë dhe të ruajnë kontrollin.

Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme. Është tepër e rëndësishme gjetja e një zgjidhjeje demokratike, që i shërben paqes dhe demokracisë në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam komunikuar me institucionet ligjzbatuese, edhe me shkrim, edhe me telefon, që të veprojnë për të parandaluar çdo lloj incidenti. I kërkoj falje zotërisë, Belind Këlliçit, të shtunën në 10:24, kur pashë makinat te oborri i PD, dhe e vlerësova si moment provokativ, ndaj e mora në telefon Këlliçin, nuk ma hapi. Pastaj më tha “President, sapo mbaruam një mbledhje me të rinjtë”. I them “Kujdes të mos preket asnjë makinë në oborr, se është provokim”. “Po, po”, më thotë ai. 20 minuta para se të hapej dera, i them “Mos humbni kontrollin paqësor të protestës”. “Po”, më thotë.
Presidenti nuk bën as lojëra të dyfishta, as të trefishta. Presidenti dënon dhunën”, tha Presidenti Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?