Presidenti Meta paralajmëron lëvizjen e radhës: Ky skandal i rëndë duhet të marrë përgjigje ligjore
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në rrjetet sociale pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese, e cila pritet që brenda 30 ditëve të shpallë vendimin e arsyetuar të saj për shkarkimin ose jo të kreut të shtetit.
Meta ka treguar se hapat e radhës janë “padia për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese”.
Ndërsa paralajmëron se do të ketë edhe një komunikim me mediat, pasi “ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore!”.
Postimi i plote i Presidentit Meta:
Sapo falënderova Bledin dhe Katrin, për përfaqësimin me dinjitet dhe profesionalizëm të Institucionit të Presidentit të Republikës.
I kërkova të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese.
Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore!
Takohemi shumë shpejt në një komunikim me mediat!