Presidenti Meta: Pas 30 vitesh, sistemi dhe pushteti shtyp ëndrrat e të rinjve

Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Të rinjtë në aktualitetin politik” deklaroi se ka qenë pjesë e lëvizjes studentore që solli pluralizimin në vendin tonë. Kreu i shtetit pohoi se vendi ka nevojë që të bëjë ndryshim të madh dhe të fortë civilizues dhe politik.

Ai theksoi se do të jetë gjithmonë luftarak se dhe gjithë jetën e tij i ka përkrahur të rinjtë për t’u afirmuar dhe fuqizuar.

Doja të kthehesha 30 vjet prapa kur isha student dhe pjesë e lëvizjes studentore që solli pluralizmin politik në Shqipëri. Një moment që duhet ta kujtojmë e të reflektojmë të gjithë. Unë e kujtoj se kam dhe një konkluzion sot pas 30 vitesh që në rast se ne të rinjtë e asaj kohe do kishin pritur ndryshimin nga prindërit tanë s’do ndodhte kurrë, se prindërit tanë dhe për shkak të regjimit që ishte dhe shumë kufizimeve e frenimeve që ka një prind dhe kurrë s’ndërmerr hapa të tillë të guximshëm që mund të sjellin ndryshime të mëdha në shoqëri. Ndryshimet i bëjnë të rinjtë në emër të ëndrrave të tyre, reagimit ndaj padrejtësive. Kjo ndodh kur marrin përgjegjësi dhe janë të bashkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është mesazh që vlen në çdo kohë.

Swiss Digital Mobile Reklama

E theksoj sot se mendoj që vendi ka nevojë për ndryshim të madh e të fortë. Ky duhet të vijë nga të rinjtë se pas 30 vitesh shohim që ky sistem që kemi ndërtuar apo deformuar ne, të gjithë bashkë, shtyp ëndrrat e të rinjve, është bërë pengesë për të ardhmen e të rinjve në vend. Nuk është paranojë e imja, por realitet me fakte konkrete.

Nuk kemi të bëjmë me një emigrim normal për një eksperiencë apo mundësi më të mirë por është termi më i gjetur shpopullim dhe term që duhet adresuar me politika konkrete jo thjesht retorikë. Jemi në një situatë të tillë ku e vetmja zgjidhje që të rinjtë shohin si emergjencë ekonomike familjare e personale është largimi nga vendi, pa dëshirën e tyre. Klima e investimeve, për shkak të përkeqësimit dramatik. Pandemia ka shkaktuar papunësi, pasi të pakten 50 mijë vetë kanë humbur punën. Mbështetja e biznesit, më e ulët se në çdo vend. Nevojitet pjesëmarrje më aktive e të rinjve në politikë”, tha Presidenti Meta në aktivitetin e organizuar nga Këshilli Rinor i Ballkanit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?