Presidenti Meta sot përballë Arian Çanit: Le t’i dalë flaka “Zonës së Lirë”!
Presidenti Ilir Meta do të jetë i ftuar sot në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani. Në një njoftim në Facebook, Presidenti Meta paralajmëron një intervistë interesante dhe bënë me dije se është gati për çdo pyetje.
“Sot në 21:00, LIVE në TV Klan tek Arian Çani! Gati për çdo pyetje! Le t’i dalë flaka🔥 sonte “Zonës së Lirë”!”,- shprehet kreu i shtetit.
Presidentit Meta pritet të flasë për rrëzimin e dekretit të tij nga Parlamenti socialist, një akt që shkon kundër rekomandimeve të zyrtarëve të BE për negociatat. Por dhe për disa probleme jetike për fatet e demokracisë në vend, natyrisht edhe për Edi Ramën që po shkakton prishje të raporteve me BE, që ka uzurpuar gjithçka dhe ku vendi po rrënohet nga ikja, veçanërisht e të rinjve.
Dhe plot çështje të tjera.
Sot në 21:00, LIVE në TV Klan tek Arian Çani!
Gati për çdo pyetje!
Le t’i dalë flaka🔥 sonte “Zonës së Lirë”!Posted by Ilir Meta on Friday, October 30, 2020
KOHA JONË SONDAZH

