Presidenti Meta: Përgjegjësia ekskluzive për dështimet i takon Lulzim Bashës
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ftuar në ”TV 21 Maqedoni”, thotë se përgjegjësia ekskluzive për dështimet e opozitës i takon Lulzim Bashës, duke bërë kështu edhe reagimin e parë në TV për protestën e së shtunës në selinë blu.
Kreu i Shtetit është shprehur se nuk do të dëshironte që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt Bashkimin Europian.
Meta tha se si shtete duhet t’i shtojmë përpjekjet për të shkuar bashkë drejt kësaj rruge dhe për të gjetur zgjidhje me Bullgarinë dhe që çështjet bilaterale të mos bëhen pengesë për aderimit e ndonjë shteti në BE.