Presidenti Meta përkujton futbollistin legjendar, Fatmir Frashëri
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kujtuar sot legjendën e ekipit Kombëtar, mjeshtrin e madh të futbollit Fatmir Frashëri.
Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan:
Sot Mjeshtri i Madh i futbollit, legjenda e Tiranës dhe Ekipit Kombëtar, Fatmir Frashëri do të festonte 80-vjetorin e lindjes.
Protagonist i madh në barazimin historik 2-2 të bardhë e bluve me Ajaksin në 16 shtator 1970, Fatmir Frashëri u mësoi të gjithëve se si duhet të ndeshemi me dinjitet dhe të ndihemi të barabartë edhe me më të mëdhenjtë, nëse besojmë tek forca e ekipit.
Do ta kujtojmë gjithmonë me nderim e respekt për kontributin e madh të dhënë për zhvillimin cilësor të futbollit shqiptar, duke ngritur lart imazhin e Shqipërisë në arenën sportive ndërkombëtare, si dhe për rezultatet e larta të arritura si kampioni i trefishtë tiranas, lojtar, trajner dhe president dinjitoz i klubit Tirana.
Sot Mjeshtri i Madh i futbollit, legjenda e Tiranës dhe Ekipit Kombëtar, Fatmir Frashëri do të festonte 80-vjetorin e…
Posted by Ilir Meta on Saturday, April 3, 2021