Presidenti Meta përkujton Musine Kokalarin: Simboli i rezistencës, intelektuales së mirëfilltë dhe fuqisë së gruas shqiptare

Presidenti Ilir Meta përkujton sot në përvjetorin e saj të vdekjes, një ndër shkrimtaret e para shqiptare, veprimtare politike e kulturore, Musine Kokalarin.

Me nderimin më të thellë, përkujtojmë sot simbolin e rezistencës, të intelektuales së mirëfilltë dhe të fuqisë së gruas shqiptare, disidenten e paharruar, patrioten, aktivisten përparimtare sociale dhe politike, Musine Kokalari, që në periudhën më të errët, ndriçoi për të mos u shuar kurrë, me idetë e saj frymëzuese në çdo kohë për mbrojtjen e demokracisë, të lirisë, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor“,- shkruan Presidenti Meta në një postim në Facebook.

SHKARKO APP