Presidenti Meta përmes kësaj videoje kujton protestën e 8 Dhjetorit
Presidenti i vendit, Ilir Meta sot në Ditën e Rinisë ka kujtuar protestën e 3 dekadave më parë, më 8 dhjetor.
Përmes një video në “Facebook”, Meta thekson se kjo ditë i kujton emocionet e paharruara, ku u thirr për të marrë pjesë në protestën që solli pluralizimin në vend.
Mesazhi i Presidentit Meta:
Kjo Ditë e bekuar e Rinisë më rikthen sot emocionet e paharruara, që përjetova tre dekada më parë, kur në Qytetin Studenti u thirra për të marrë pjesë, me Azem Hajdarin në krye, në takimin kapitullues të regjimit me studentët e Dhjetorit ’90, që solli pluralizmin politik.
Sa herë Liria, Demokracia dhe Pluralizmi Politik vihen në pikëpyetje, ndjehem i thirrur si atëherë! ✌️🇦🇱