Presidenti Meta: Përshëndes angazhimin e Merkel për integrimin e Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka postuar në rrjete sociale një foto të kryeministrit Edi Rama me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel. Për kreun e shtetit, 9 kushtet e Bundestagut gjerman, janë harta më e sigurtë e rrugës europiane.

Postimi i plotë

Përshëndes angazhimin e përsëritur të Kancelares Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë!

SHKARKO APP