Presidenti Meta përulet para bustit të Ali Asllanit: Nuk mund të ikja pa nderuar veprën e këtij atdhetari të spikatur

Presidenti Ilir Meta vijon vizitën e tij në Vlorë. Ditën e sotme, ka ndaluar në Vajzë, në vendlindjen e poetit të shquar, Ali Asllani.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta ka shpërndarë vargjet e poetit të shquar dhe shkruan “Nuk mund të ikja nga Lumi Vlorës pa u përulur me respekt e nderim para jetës dhe veprës së këtij atdhetari të spikatur, përherë i gjallë mes nesh me poezitë e Tij aktuale në çdo kohë”.

Në vijim postimi i plotë i Presidentit Meta në Facebook:

Jam vlonjat dhe trim me besë,
Rreth flamurit di të vdesë,
A me hir a me pahirë,
Doemos do rroj i lirë!”

Në Vajzë, vendlindjen e poetit të shquar të Lirisë, Ali Asllani, vargjet e ndritura të të cilit kanë frymëzuar përpjekjet e popullit tonë për liri dhe progres demokratik.
Nuk mund të ikja nga Lumi Vlorës pa u përulur me respekt e nderim para jetës dhe veprës së këtij atdhetari të spikatur, përherë i gjallë mes nesh me poezitë e Tij aktuale në çdo kohë. ??

SHKARKO APP