Presidenti Meta: Përzgjedhje e qëllimshme e kutive të numërimit, të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar mëngjesin e sotëm teksa vijon numërimi i votave në të gjithë vendin, ku kryeson Partia Socialiste. Meta flet për përzgjedhje të qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve dhe bën thirrje për ruajtje të qetësisë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Postimi i Presidentit Meta: 

“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit.
Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.
Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.
Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund. 🇦🇱”, deklaron Presidenti Meta.

Meta Fb

SHKARKO APP