Presidenti Meta: Platformën e diskutova me Kim më 23 mars

Në një intervistë për “Albania Daily News” Presidentit Ilir Meta ka sqaruar për opinionin publik takimet dhe angazhimin për hartimin e platformës me 14 pika. Presidenti Meta shprehet se ideja e platformës u diskutua me ambasadoren e SHBA më 23 mars, ndërsa më 8 prill i ka dërguar dokumenti me propozimet konkrete.

“Me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të gjithë aktorët politikë vendas shfaqën një sjellje të përgjegjshme dhe një frymë të re bashkëpunimi, në shërbim të interesit më të lartë ndaj qytetarëve dhe vendit.

Me këtë frymë, unë organizova dy mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme, mbizotëroi ndjenja e përgjegjshmërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 23 mars 2020, gjatë një takimi pune me Ambasadoren e SHBA diskutuam se si mund të ndërtojmë më tej mbi këtë frymë, veçanërisht në kontekstin e nisjes sa më parë të negociatave të anëtarësimit me BE, kur në qershor pritej prezantimi i kuadrit negociator për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe raportet e progresit për secilin vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ramë dakord se zbatimi i prioriteteve kyçe, sipas përgjegjësive të secilit aktor dhe në një frymë bashkëpunimi janë e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

Gjatë këtij takimi i premtova Ambasadores se do t’i nisja shumë shpejt një projekt-platformë, që do të mund të shërbente si pikënisje për një dialog të strukturuar dhe hap pas hapi deri në një dokument të konsoliduar të dakordësuar të të gjitha palëve, me angazhime konkrete dhe të matshme për çdo aktor institucional.

Në datën 8 prill, kjo projekt-platformë iu përcoll Ambasadores, siç kishim rënë dakord”,- tha Presidenti Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?