Presidenti Meta: Populli kuqezi është zgjuar!
Kreu i shtetit Ilir Meta ka publikuar në Facebook pamje nga manifestimi madhështor i ditës së djeshme.
Presidenti shprehet se demokracia nuk rrezikohet kur populli mbron kushtetutën, por nga pushteti që e shkel atë.
“Demokracia nuk rrezikohet kur populli ngrihet në mbrojtje të Kushtetutës, por kur pushteti, me anë të ligjeve antikushtetuese dhe antipopullore, kërkon të shtypë vullnetin e popullit, të drejtat e qytetarëve dhe të drejtat e tyre kushtetuese. Populli kuqezi është zgjuar!”,- shkruan kreu i shtetit.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2759380734181485/