Presidenti Meta: Pranvera është e pandalshme me ripërtëritjen e shpresës
Nga Selia e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku ishte për të uruar Sulltan Novruzin, Presidenti Ilir Meta tha se vendi ka kaluar një dimër të ashpër, por kjo pranverë do të jetë e pandalshme.
“T’i uroja të gjithë shqiptarët në këtë ditë të pranverës dhe ripërtëritjes së shpresës, por edhe të demokracisë. Pranvera dhe demokracia janë në sintoni me njëra-tjetrën. Shpresat e qytetarëve janë për një jetë me të mirë. Sot bashkohem me mesazhet e Kryegjyshit për të gjithë shqiptarët.
Të jemi më të dashur dhe më tolerantë me njëri-tjetrin Ka qenë dimër i jashtëzakonshëm, kemi pasur reshje bore të jashtëzakonshme por lulet kanë çelur, mimozat kanë çelur kështu që pranvera do të jetë e pandalshme dhe do të na ndihmojë të gjithëve për më shumë optimizëm.
Shqiptarët presin shumë nga e ardhmja, sidomos nga kjo pranverë, dhe kanë kuptuar që fuqia është e tyre”, tha ndër të tjera Meta, i cili në fund u pyet për çështjen e vaksinave ruse dhe u përgjigj se ‘Apeloj që të rrisim masat, sigurinë për të ruajtur shëndetin, sigurisht në baza shkencore”,-tha Meta.