Presidenti Meta pret ambasadorin e ri kroat

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim, Ambasadorin e ri të Kroacisë në Tiranë, Zlatko Kramaric, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Duke i uruar mirëseardhjen dhe suksese në detyrë, Presidenti Meta e siguroi Ambasadorin Kramaric për një bashkëpunim të ngushtë në përmbushje të misionit të tij në Shqipëri.

Gjatë takimit Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira e miqësore me Kroacinë, të cilat janë model për rajonin tonë.

“Këto marrëdhënie, tashmë të një Partneriteti Strategjik, mbështeten në lidhjet e forta historike mes dy kombeve e bazohen te përparësia jonë e përbashkët e politikës së jashtme – kontributi për një rajon të qëndrueshëm, paqësor dhe të begatë dhe vizioni i përbashkët euroatlantik”, – u shpreh Kreu i Shtetit.
Duke ju referuar kontributit të Diasporës shqiptare në zhvillimet dhe progresin e Kroacisë, Presidenti Meta vlerësoi se ajo është një urë e vërtetë miqësie që mund të shërbejë për të nxitur më tej lidhjet tona dhe marrëdhëniet në çdo fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu Presidenti Meta vlerësoi se ka ende potencial të pashfrytëzuar sa i përket shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duhet të angazhohemi bashkërisht në rritjen e tyre, për t’i paraprirë investimeve, duke patur parasysh potencialin e Shqipërisë, veçanërisht në fushën e infrastrukturës dhe turizmit”, – theksoi Kreu i Shtetit.
Kreu i Shtetit falenderoi autoritetet kroate për angazhimin e menjëhershëm pas tërmetit të 21 shtatorit, solidaritetin e treguar dhe dërgimin e ndihmave humanitare.

Gjithashtu, Presidenti Meta e falenderoi Ambasadorin Kramaric për mbështetjen e Kroacisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?