Presidenti Meta pret ambasadorin e Zelandës së Re
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur në një takim Ambasadorin e ri të Zelandës së Re, z.Anthony George Simpson, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit thekson se “Shqipëria dhe Zelanda e Re, ndonëse gjeografikisht larg, ndajnë të njëjtat vlera dhe vizione për demokracinë, zhvillimet ndërkombëtare e multilateralizmin, çka përbëjnë një bazë të fortë për forcimin e miqësisë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve e popujve tanë.”
Më tej, Meta shton se me Ambasadorin e ri të Zelandës së Re “theksuam rëndësinë e rritjes së kontakteve ndërmjet njerëzve dhe shfrytëzimin e potencialeve për një bashkëpunim më të madh në fushat e ekonomisë e tregtisë.”
Në vijim postimi i plotë i Presidentit Meta
Kënaqësi të takoja sot Ambasadorin e ri të Zelandës së Re, z.Anthony George Simpson, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Shqipëria dhe Zelanda e Re, ndonëse gjeografikisht larg, ndajnë të njëjtat vlera dhe vizione për demokracinë, zhvillimet ndërkombëtare e multilateralizmin, çka përbëjnë një bazë të fortë për forcimin e miqësisë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve e popujve tanë.
Theksuam rëndësinë e rritjes së kontakteve ndërmjet njerëzve dhe shfrytëzimin e potencialeve për një bashkëpunim më të madh në fushat e ekonomisë e tregtisë.????