Presidenti Meta pret ikonën basketbollit shqiptar: Superkampion i viteteve ’70-‘80
Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim basketbollistin ikonë të Partizanit, Edgar Prifti, kampion i viteve, ’70-’80.
“I lumtur të takoja basketbollistin ikonë, Edgar Prifti, organizatorin virtuoz të “Partizanit” superkampion të viteve ’70-’80. Edgari më dhuroi një kolazh të veprave të babait të tij, intelektualit dhe shkrimtarit të talentuar Robert Prifti.
Në to përfshihen romane, tregime dhe ese të shkruara në diktaturë, ku padyshim spikat “Syri i Polifemit”. Edgar Prifti, është djali edhe i shkencëtares së shquar shqiptare, zonjës Luigjina Kodheli Prifti, të cilën për kontributin e saj të jashtëzakonshëm për zhvillimin e bujqësisë, pata nderin ta vlerësoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”- shkruan Meta.