Presidenti Meta pret kreun e OBSH në Tiranë: Jo panik, ka vend vetëm për kujdesje

Presidenti i Shqipërisë,  Ilir Meta priti në një takim Drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë Raul Gonzales, me të cilin bisedoi për masat e marra për mbrojtjen nga koronavirusi. Kreu i shtetit përmes një postimi në facebook, shprehet se nuk ka vend për panik por duhet kujdes maksimal nga të gjithë qytetarët.

Postimi i plotë

Një bisedë konstruktive me Drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr.Raul Gonzalez, lidhur me masat mbrojtëse të marra nga institucionet tona shtetërore për përballimin me pasoja sa më të lehta të coronavirusit. Nuk ka vend për panik, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar! Është i domosdoshëm zbatimi me rigorozitet i protokollove shëndetësore dhe i këshillave të stafeve mjekësore nga të gjithë! SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!

SHKARKO APP