Presidenti Meta pret ministren austriake: Sfida jonë në këtë proces është zbatimi i kritereve të Kopenhagës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në Presidencë, ministren federale për Çështjet e BE dhe Kushtetutën të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler. Teksa ka ndarë fotot e takimit, kreu i shtetit shkruan në facebook, se diskutuan në lidhje me miqësinë e hershme mes dy vendeve dhe për mbështetjen që i kanë dhënë njëra-tjetrës. ”Sfida jonë më e madhe në këtë proces është zbatimi i Kritereve të Kopenhagës”,-shkruan ndër të tjera Meta.

Postimi i plotë

Kënaqësi të takohesha me Ministren Federale për Çështjet e BE dhe Kushtetutën të Republikës së Austrisë, znj.Karoline Edtstadler.

Vlerësova miqësinë e hershme mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e pakursyer të Austrisë, si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe ndaj procesit të integrimit europian.

Theksova se sfida jonë më e madhe në këtë proces është zbatimi i Kritereve të Kopenhagës, kyç jo vetëm për përparimin e Shqipërisë me negociatat e anëtarësimit, por veçanërisht për të motivuar të rinjtë, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre europiane në vendin tonë.

SHKARKO APP