Presidenti Meta pret ministren e Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës: Vlerësoj rihapjen e ambasadës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti këtë të premte në një takim nënkryetaren e Këshillit të Ministrave dhe Ministre e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Bisera Turkoviç.

Kreu i shtetit duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë, u shpreh se e mirëpret vendimin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës për rihapjen e ambasadës në Tiranë, si shprehje të interesit të drejtpërdrejtë për nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Presidenti theksoi rëndësinë e rihapjes së ambasadës së Shqipërisë në Sarajevë, sa më parë të jetë e mundur. Meta u shpreh se dialogu politik konstant, bazuar në frymën konstruktive dhe respektin e ndërsjellë, si dhe bashkëpunimi në rritje, përbëjnë premisën më të mirë për thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Bosnje dhe Hercegovinën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë këtij takimi, Kreu i Shtetit theksoi mbështetjen që Shqipëria jep në mënyrë të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin e Bosnje-Hercegovinës. Presidenti vlerësoi lart kontributin e komunitetit shqiptar në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe atij boshnjak në Shqipëri, si një urë lidhëse tepër të rëndësishme mes të dy vendeve dhe popujve tanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?