Presidenti Meta pret në Presidencë kreun e shtetit boshnjak, Shefik Xhaferoviç

Presidenti Ilir Meta ka pritur mëngjesin e sotëm në Presidencë kreun e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç, i cili do të jetë në Shqipëri për një vizitë dyditore.

Kryetari Xhaferoviç do të pritet dhe do të zhvillojë bisedime me Presidentin Meta me fokus forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, nxitjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe bashkëpunimin rajonal.

Ceremonia e mirëseardhjes së Tij në Presidencë u zhvillua sot në ora 09:00, ndërsa në ora 10:15 do të ketë edhe një konferencë të përbashkët shtypi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë qëndrimit të Tij në vendin tonë, Kryetari Xhaferoviç, së bashku me Presidentin Meta, do të vizitojë edhe fshatin Borakë në Bashkinë e Shijakut, ku jeton një pjesë e komunitetit boshnjak në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti boshnjak do të zhvillojë një vizitë dy ditorë në vendin tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?