Presidenti Meta pret në takim ambasadorin e Kuvajtit: Mirënjohje për ndihmën financiare pas tërmetit të 26 nëntorit

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim ambasadorin e shtetit të Kuvajtit, Fayez Mishari Al Jassim, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Mes të tjerash, Presidenti Meta shkruan se e ka përgëzuar ambasadorin për rolin dhe kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe për promovimin e Shqipërisë në shtetin e Kuvajtit.

Prita në një takim të ngrohtë Ambasadorin e shtetit të Kuvajtit, Sh.T.Z. Fayez Mishari Al Jassim, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.
E përgëzova për rolin dhe kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe për promovimin e Shqipërisë në shtetin e Kuvajtit.
Shpreha mirënjohje për vëmëndjen që Kuvajti i ka kushtuar marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe për mbështetjen e ndihmën e vyer financiare për projekte të rëndësishme të dhënë ndër vite, veçanërisht në adresimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të kaluar. 🇦🇱🤝🇰🇼”, shkruan Presidenti Meta.

SHKARKO APP