Presidenti Meta pret në takim ambasadorin e ri çek në Shqipëri

Presidenti Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Republikës Çeke në Tiranë, Karel Urban me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Meta e uroi Ambasadorin e ri për detyrën dhe e siguroi për mbështetjen e tij në përmbushjen me sukses të misionit diplomatik në Shqipëri.

Kreu i Shtetit shprehu besimin se angazhimi i Ambasadorit Urban do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve, veçanërisht në fushat ekonomike e tregtare, në turizëm, arsim e kulturë.

Presidenti falenderoi Ambasadorin e ri të Çekisë për mbështetjen e vendit të tij ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor, si dhe për angazhimin dhe ndihmën në kuadrin e V4 dhe V4-WB6.

SHKARKO APP