Presidenti Meta pret një përfaqësi të Aleancës Kosovare të Bizneseve: Të merren masat për vijimësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregëtar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në Presidencë një përfaqësi të Aleancës Kosovare të Bizneseve, ku bëri thirrje që të merren masat për vijimësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregëtar, sidomos në kushtet e pandemisë së Covid-19. ‘‘Në kushtet aktuale të pandemisë, theksuam domosdoshmërinë e marrjes së masave të menjëhershme, për të siguruar vijimësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregëtar, si dhe rritjen e mbështetjes nga ana qeverive për bizneset e prekura në të dyja vendet, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë e Kosovës”,-shkruan kreu i shtetit në facebook.

Postimi i plotë

Prita sot në Presidencë një përfaqësi të Aleancës Kosovare të Bizneseve, me të cilët ndamë ide të vyera mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik të sipërmarrjeve në nivel kombëtar.

U njoha me shqetësimet e drejta të tyre për rënien e volumit të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve tona, si pasojë e COVID-19, shtimit të pengesave administrative e infrastrukturore, si dhe rritjes se barrës, kryesisht jo tarifore.

Në kushtet aktuale të pandemisë, theksuam domosdoshmërinë e marrjes së masave të menjëhershme, për të siguruar vijimësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregëtar, si dhe rritjen e mbështetjes nga ana qeverive për bizneset e prekura në të dyja vendet, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë e Kosovës.

SHKARKO APP