Presidenti Meta pret Zef Morinën: Shqipëria dhe Kosova të dëshmojnë mençuri dhe vullnet për të forcuar bashkëpunimin

Këtë të premte, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në një takim kreun e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, Zef Morinën dhe delegacionin që e shoqëronte. Në mesazhin e tij, kreu i shtetit thekson nevojën që Shqipëria dhe Kosova, të dëshmojnë mençuri dhe vullnet për të forcuar bashkëpunimin. ”Në këtë vit, me sfida të reja dhe sprova të vështira për shqiptarët në rajon, Shqipëria dhe Kosova duhet të dëshmojnë mençuri dhe vullnet për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat, në të mirë të interesit kombëtar dhe qytetarëve tanë, zhvillimit ekonomik dhe së ardhmes së përbashkët europiane”,-shkruan Meta në facebook.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Një takim i ngrohtë me Kryetarin e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, z.Zef Morina dhe delegacionin, që e shoqëronte ku mori pjesë edhe kreu i PDK-së, z.Nard Ndoka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë vit, me sfida të reja dhe sprova të vështira për shqiptarët në rajon, Shqipëria dhe Kosova duhet të dëshmojnë mençuri dhe vullnet për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat, në të mirë të interesit kombëtar dhe qytetarëve tanë, zhvillimit ekonomik dhe së ardhmes së përbashkët europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?