Presidenti Meta priti liderin e Opozitës, Lulzim Basha

Ngjarjet e fundit politike ku kryeministri Rama po ndryshon Kushtetutën në mënyrë të njëanshme kanë sjellë reagime nga vendi dhe nga BE.

Ndaj Kryetari i Shtetit, Ilir Meta ka ftuar sot liderin e Opozitës Lulzim Basha për të folur rreth situatës më të re në vend. Ndërkohë zbardhen detaje nga takimi i presidentit Ilir Meta me kreun e opozitës Lulzim Basha, që u zhvillua sot në presidencë.

Mësohet se Meta ka kërkuar nga Basha që opozita të ruajë qetësinë dhe ti qëndrojnë marrëveshjes së bërë në 5 qershor, me ndërmjetësinë e ndërkombëtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Keni rol të rëndësishëm me qetësi dhe përgjegjshmërinë tuaj për të bashkëpunuar edhe me partneret Europian dhe botën demokratike se e kam theksuar se gjatë tensioneve artificiale në vendin tonë se konfliktet në Shqipëri nuk janë të rastësishme sa herë ka zhvillime apo ka zhvillime në rajon. Jini të vetëpërmbajtur”- mësohet të jetë shprehur presidenti Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Ato që na bashkojnë sot janë kushtetuta dhe integrimi Europian i Shqipërisë. E rëndësishme të mos bëjmë aventura me Kushtetutën. Sot janë zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe është një gjë pozitive jo vetëm për ata, por është një moment reflektimi për të gjithë ne këtu që të japim mesazhe pjekurie dhe përgjegjshmërie.

Dua të falënderoj bashkëpunimit tuaj gjatë periudhës së pandemisë dhe pjesëmarrjen  konstruktive në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare  dhe mos rënien pre për largimin nga tryeza politike pas shembjes së teatrit.

Do kërkoja nga ju që ti qëndronim besnikë marrëveshjes së firmosur me përfaqësuesit  e mazhorancës dhe të ruani qetësinë dhe në këto momente kur ka përpjekje për të cenuar rëndë kushtetutën e vendit në mënyrë kriminale dhe për të shkatërruar çdo lloj legjitimiteti të institucioneve që ekzistojnë në vend.

Kur nuk është parë të mohohet kaq  shpejt një marrëveshje pa u tharë boja’, mësohet se është shprehur presidenti Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?