Presidenti Meta publikon analizën e Artan Hoxhës: Kriza në Kakavijë mund të parandalohej

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shprehet se kriza e disa ditëve në Kakavijë, ku mijëra qytetarë pritën me ditë të kalonin kufirin për në shtetin grek, mund të parandalohej.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Meta ka publikuar analizën e gazetarit Artan Hoxha, ku  ku thuhet:

Shteti ynë u kap edhe këtë herë tërësisht i papërgatitur, a thua se ishte i tëri me leje të zakonshme. Mezi u shkund. Mezi u ngrit. U desh alarm medietik, transmetim me zë e figurë i hallit të madh dhe revoltës vluese të njerëzve që shteti të lëvizte më në fund për ca asistencë humanitare. Për parashikim e parandalim as që bëhet fjalë”.

Postimi i plotë i Presidentit Meta

“KAKAVIJA, KRIZA QË MUND TË PARANDALOHEJ!”

Nga Artan Hoxha

Dihet që edhe në kohë normale kthimi në Greqi në këto ditë të gushtit krijon radhë. Aq më shumë në këto kohë pandemie ishte i parashikueshëm krijimi i superradhës. Lidhur me rregullat e lëvizjes në kushtet e COVID-19, institucionet janë më të mirëinformuarat e më të parainformuarat. Ndaj prej tyre kërkohet fillimisht parashikim dhe parandalim, më pasnderhyrje lehtësuese e zgjidhëse.

Shteti ynë u kap edhe këtë herë tërësisht i papërgatitur, a thua se ishte i tëri me leje të zakonshme. Mezi i shkund. Mezi u ngrit. U desh alarm medietik, transmetim me zë e figurë i hallit të madh dhe revoltës vluese të njerëzve që shteti të lëvizte më në fund për ca asistencë humanitare. Për parashikim e parandalim as që bëhet fjalë.

SHKARKO APP