Presidenti Meta publikon emrat: Këta janë mafiozët që po kërcënojnë njerëzit në Durrës

Presidenti Ilir Meta denoncoi në emisionin “Opinion” me emra zyrtarët që po kërcënojnë qytetarët në Durrës me paratë e marra nga aferat qeveritare.
“Unë e di që te inceneratorët shqetësohen të gjithë, dhe ta dëgjojnë të gjithë qytetarët e Durrësit dhe të gjithë ‘dashnorët e drejtësisë’ se mafia e inceneratorëve, anëtarët e se cilës janë sot kandidatë të Rilindjes në Durrës, po kërcënojnë djemtë dhe vajzat e Durrësit. Në krye qëndron ish-ministri i LSI që sot kandidon për Rilindjen. Këta mafioze po bëjnë fushate në Durrës me paratë e inceneratorëve. Doni ta dini pse vajta në Durrës para disa muajsh, sepse shtabi i inceneratorëve kërcënonte vajzat dhe djemtë e Durrësit të Lëvizjes Socialiste për Integrim”,- tha kreu i shtetit.
Emrat e denoncuara nga Presidenti Meta si anetarë të mafies së inceneratorëve që bëjnë presione në Durrës janë:
Lefter Koka
Arben Seferi
Arbër Shtylla
Juri Meraj
Skerdi Bello
Arbër Koka


Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?