Presidenti Meta publikon foton nga Kolonja dhe uron një ditë të mbarë
Politikë E Martë, 28 Dhjetor 2021 09:24
Presidenti Ilir Meta ndodhet në Rehovë këtë të martë, një fshat turistik që ndodhet vetëm pak kilometra larg Kolonjës, rrëzë malit të Gramozit.
Kreu i shtetit, i veshur sportiv, ka zgjedhur të pushojë në këtë fshat këto ditë të fundit të vitit 2021.
“Ju uroj një ditë të mbarë nga Rehova e mrekullueshme!”, shkruan kreu i shtetit bashkangjitur fotos që ka publikuar në Facebook.